Bota

Rrëzohet avioni luftarak në Serbi, humb jetën piloti 53-vjeçar

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

M.K.
Rrëzohet avioni luftarak në Serbi, humb jetën piloti
FOTO NHA RREZIMI I AVIONIT

SERBI- Një pilot ushtarak serb ka humbur jetën pas rrëzimit të avionit luftarak që po drejtonte pranë Stara Pazovës rreth 31 kilometra në veriperëndim të Beogradit.

Viktima është identifikuar si Goran Bulajiç 53 vjeç. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Avioni i përkiste Brigadës së 204-t të Aviacionit me bazë në Batajnicë.

Sipas të dhënave që nga viti 2006ushtria serbe ka regjistruar 14 aksidente ajrore me 17 viktima. Ndërkohë Serbia po planifikon rinovimin e flotës së saj ajrore përmes blerjes së 12 avionëve francezë Dassault Rafale me një vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, të cilët pritet të dorëzohen në vitin 2028./ZËRI

MOS HUMB