Bota

Ndërpritet rrjeti sekret i NSA-së, probleme në komunikimet e klasifikuara të inteligjencës amerikane

Bëhet fjalë për NSA Net rrjetin e brendshëm përmes të cilit punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare shkëmbejnë informacione të klasifikuara.

M.K.
Ndërpritet rrjeti sekret i NSA-së, probleme në komunikimet e
Agjencia e Sigurisë Kombëtare

SHBA- Një problem teknik ka lënë jashtë funksionit një prej sistemeve më të rëndësishme të komunikimit të inteligjencës amerikane. Bëhet fjalë për NSA Net rrjetin e brendshëm përmes të cilit punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare shkëmbejnë informacione të klasifikuara.

Sipas CNN që citon gjashtë burime, ende nuk ka prova se ndërprerja është pasojë e një sulmi kibernetik. Ndërkohë për shkak të situatës drejtuesit e agjencisë kanë organizuar paraqitjen e personelit në punë me orare të ndryshme, ndërsa po vlerësojnë përmasat e problemit.

Incidenti vjen pas një serie problematikash teknike në SHBA që kanë prekur shërbimet bankare, platformat e Microsoft dhe trafikun ajror.

Këto zhvillime kanë nxitur edhe më shumë diskutime në rrjetet sociale për pretendimet mbi një ndërprerje masive të energjisë dhe internetit më 17 nëntor. Megjithatë nuk ka prova që këto incidente të kenë një lidhje mes tyre apo të jenë pjesë e një skenari të koordinuar.

Për momentin shkaku i ndërprerjes dhe koha e rikthimit të plotë të rrjetit të NSAsë mbetet i paqartë./ZËRI

MOS HUMB