Politikë

Rama publikon foton nga samiti në Dublin, dhjetëra liderë evropianë të mbledhur së bashku

Në foto shfaqen dhjetëra liderë evropianë mes tyre Edi Rama presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mbledhur së bashku në shkallët lëvizëse të një prej ambienteve ku u zhvillua samiti.

M.K.
Rama publikon foton nga samiti në Dublin, dhjetëra liderë
foto

DUBLIN- Një fotografi e pazakontë nga samiti i nëntë i Komunitetit Politik Evropian është publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen dhjetëra liderë evropianë mes tyre Edi Rama presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mbledhur së bashku në shkallët lëvizëse të një prej ambienteve ku u zhvillua samiti.

Takimi në Dublin bëri bashkë presidentë kryeministra dhe drejtues institucionesh evropiane, të cilët diskutuan për sfidat politike dhe të sigurisë me të cilat përballet kontinenti.

Fotografia sjell një pamje të përbashkët të liderëve jashtë tryezave zyrtare dhe takimeve protokollare të samitit./ZËRI

MOS HUMB