Politikë

Demo dhe Piantedosi takohen në Romë, diskutojnë njohjen e certifikatave të e-Albania dhe forcimin e bashkëpunimit në siguri

Përmes një postimi në rrjetet sociale Demo bëri të ditur se palët kanë diskutuar për zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane si dhe për marrëveshjet dypalëshe që janë drejt përfundimit.

M.K.
Demo dhe Piantedosi takohen në Romë, diskutojnë njohjen e
Ervin Demo dhe Matteo Piantedosi

ITALI- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka zhvilluar një takim në Romë me homologun italianMatteo Piantedosi ku në fokus kanë qenë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe lehtësimi i procedurave për shqiptarët që jetojnë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Demo bëri të ditur se palët kanë diskutuar për zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane si dhe për marrëveshjet dypalëshe që janë drejt përfundimit.

Bashkëpunimi parashikon shkëmbimin e informacionit në kohë reale krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Një tjetër çështje e ngritur nga ministri ishte njohja automatike në Itali e certifikatave të lindjes të shkarkuara dhe printuara nga platforma e-Albania me synimin për të shmangur pengesat burokratike për qytetarët shqiptarë.

Postimi i Ervin Demos:

Në Romë me homologun tim italian, Matteo Piantedosi: polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët dhe më pak burokraci për shqiptarët në Itali.
Diskutuam zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane, me programe më të mira studimi, përgatitje praktike dhe trajnime të përbashkëta. Policët tanë duhet të kenë përgatitjen e duhur për të mbrojtur dhe për t’u shërbyer qytetarëve.
Marrëveshjet në fushën e sigurisë janë drejt përfundimit dhe do të firmosen mes dy vendeve. Në fokus të bashkëpunimit janë shkëmbimi i informacionit në kohë reale, zgjerimi i skuadrave të përbashkëta hetimore dhe lufta kundër krimit të organizuar.
Trajtuam edhe një problem konkret për shqiptarët që jetojnë në Itali: njohjen automatike të certifikatave të lindjes, ashtu siç shkarkohen dhe printohen nga e-Albania. Synojmë të zgjidhim pengesat që hasin sot qytetarët, duke u kursyer kohë dhe burokraci në marrjen e shërbimeve../ZËRI

MOS HUMB