
JAPONI - Një shofer taksie në Tokyo u arrestua, pasi ka goditur me dashje një tufë pëllumbash dhe vrau një prej tyre. Kështu ka deklaruar policia e kryeqytetit japonez.
Atsushi Ozawa, 50 vjeç, përdori makinën e tij për të vrarë një pëllumb të zakonshëm, i cili nuk është kafshë gjahu, në kryeqytetin japonez muajin e kaluar dhe u arrestua të dielën për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e kafshëve të egra. Ozawa u largua me shpejtësi nga një semafor, kur ai u bë i gjelbër. Mediat lokale shkruajnë se ai ishte me 60 km në orë, kur ndodhi ngjarja.
Zhurma e motorit thuhet se ka shtyrë një kalimtar të befasuar të raportojë ngjarjen. Policia e Tokyos bëri të mundur, që një veteriner të kryente një postmortem mbi pëllumbin e pafat dhe përcaktoi shkakun e vdekjes së tij, që ishte ‘shoku traumatik’. Vetë i akuzuari ka deklaruar përpara hetuesve se rrugët iu përkasin njerëzve dhe pëllumbat nuk kishin arsye pse të ishin aty.

I dyshuari është 67 vjeç. Policia e quajti sjelljen e tij si shumë keqdashëse për një shofer profesionist, përpara se të prangoste. Përdorues të ndryshëm në X ishin të ndarë në opinione. Njëri tha se nuk mund të arrestohesh, pse ke vrarë një pëllumb me automjet. Një tjetër u shpreh se shoferi mund t’i kishte rënë borisë së makinës e të kishte trembur pëllumbat, pa i vrarë./Zëri.ai/