
ZVICËR – Shqiprim Berisha do të jetë drejtor ekzekutiv i ekipit zviceran të FC Schaffhause. Ndërsa, ish-sulmuesi me origjinë shqiptare dhe me banim në Zvicër Admir Mehmeti do të jetë drejtor sportiv i skuadrës, që ndodhet aktualisht në Challenge League.
Skuadra zvicerane ka thënë se ka afruar dy shqiptarët, me qëllim që ata të mund të japin kontribut në ringjalljen e ekipit. FC Schaffhause nuk ka kaluar një moment të mirë, gjatë kohës që ka zhvilluar sfida, në kuadër të ligës së dytë më të rëndësishme në Zvicër.
Pasi kaloi një aventurë të suksesshme në klubin me emër të Zvicër, Grasshopper FC, Shqiprim Berisha tashmë do të provojë që të ngrejë në nivele më të larta skuadrën e Schaffhausen. Pritet të shihet nëse drejtimi nga shqiptarët do të sjellë rezultate për ekipin./Zëri.ai/