Qytetërim

A ishte penallti? Topi i Euro 2024 ndihmon arbitrat për shkeljet

Topi i Europianit të vitit 2024 do jetë i pajisur me mikroçip, duke ndihmuar arbitrat që të zbulojnë raste të prekjes së topit me dorë apo pozicionet jashtë loje.

D.XH
A ishte penallti? Topi i Euro 2024 ndihmon arbitrat për shkeljet
Euro 2024

GJERMANI - Topi i Euro 2024 do të jetë me mikroçip, për të ndihmuar në zbulimin e prekjes së topit me dorë dhe për të ndihmuar po ashtu edhe për zbulimin e rasteve të pozicioneve jashtë loje.

Vendimet për prekje me dorë të topit në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm do të ndihmohen nga teknologjia, që zbulon kur është kryer një shkelje. Prekja ose jo me dorë e topit shpesh provokon diskutime dhe UEFA shpreson se teknologjia më e fundit e përdorur në topin e turneut, do i japë fund vendimeve të gabuara.

A ishte penallti? Topi i Euro 2024 ndihmon arbitrat për shkeljet
Grupet e Euro 2024

UEFA ka investuar në Fussballliebe, për të ndihmuar zyrtarët e ndeshjeve që ata të zbulojnë rastet e shkeljes së rregullave. Edhe në Botërorin e Katarit, topi arrinte të zbulonte pozicionet jashtë loje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB