
Instagram
SHBA- Përdoruesit e Instagramit nuk do të mund të dërgojnë më mesazhe te kontaktet e Facebook. Kompania nga Menlo Park, pronare e të dy rrjeteve sociale, deklaroi se do të çaktivizojë funksionin e shkëmbimit të mesazheve midis Instagram dhe Facebook në mes të dhjetorit.
Pas këtij ndryshimi, shkëmbimet ekzistuese të mesazheve midis dy platformave do të jenë vetëm për lexim dhe përdoruesit nuk do të mund të fillojnë biseda të reja. Meta prezantoi për herë të parë mesazhet ndër-platformë në vitin 2020, dhe tani po e mbyll atë pa shumë bujë apo shpjegime konkrete./ZËRI
Poll