Qytetërim

Ozzy Osbourne flet për shëndetin: Në rastin më të mirë, më kanë mbetur edhe 10 vite jetë

Muzikanti britanik 74-vjeçar u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, një çrregullim progresiv që prek sistemin nervor, në vitin 2003.

k.m.
Ozzy Osbourne flet për shëndetin: Në rastin më të
Ozzy Osbourne

SHBA- Këngëtari i rock and roll-it, Ozzy Osbourne dha një detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se do të dëshironte të performonte në koncert të paktën edhe një herë në jetën e tij. Muzikanti britanik 74-vjeçar u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, një çrregullim progresiv që prek sistemin nervor, në vitin 2003.

Po mërzitem duke lexuar gazetat dhe ata po thonë gjëra si psh; ‘Ozzy po lufton betejën e tij të fundit. Ai ka kënduar "Paranoid-in" e tij të fundit. As që mendoj për Parkinsonin aq shumë,”- tha Osbourne.

Intervistuesi vuri në dukje se Osbourne i tregoi që dridhjet e tij mezi ishin të dukshme, edhe pas gjithë kësaj kohe.

“I thashë [gruas sime] Sharon se kisha pirë duhan së fundi dhe ajo më tha, 'Për çfarë po e bën këtë! Do të të vrasë!' Unë i thashë, 'Sa kohë do që unë të jetoj?!' Në rastin më të mirë, më kanë mbetur edhe 10 vjet dhe kur të rritesh, koha shpejton.”/ZËRI

Poll

MOS HUMB