Qytetërim

Ish-punonjësi i Teslas lëshon ‘bombën’: Makinave iu mungon siguria

Ish-punonjësi i Teslas pretendon se makina ka probleme me sistemin autopilot. Ai shprehet se automjetet e Teslas shpesh frenojnë edhe kur nuk ka pengesa në rrugë.

D.XH
Ish-punonjësi i Teslas lëshon ‘bombën’: Makinave iu
Tesla

SHBA- Një ish-punonjës i Tesla-s i ka thënë BBC-së se ai beson se teknologjia që fuqizon automjetet vetë-drejtuese të kompanisë nuk është mjaft e sigurt për t'u përdorur në rrugët publike. Lukasz Krupski zbuloi të dhëna, duke përfshirë ankesat e klientëve për softuerin e frenimit dhe vetëdrejtimit të Tesla-s, në gazetën gjermane ‘Handelsblatt’ në maj.

Ai tha se edhe kritikat e tij për këto probleme tek makinat ishin injoruar. Tesla nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Elon Musk, shefi ekzekutiv i Teslas, ka mbrojtur teknologjinë vetë-drejtuese të automjeteve. “Tesla ka deri tani inteligjencën artificiale më të mirë të botës reale”, tha Musk në një postim në X, të shtunën. Por, në intervistën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Krupski i tha redaktorit të BBC-së, Zoe Kleinman, se ai ishte i shqetësuar sesi po përdorej AI - për të fuqizuar shërbimin autopilot të Teslës.

Funksioni autopilot i Teslas, për shembull, përfshin drejtimin e asistuar dhe parkimin - por, pavarësisht kësaj, makina ende kërkon dikë në sediljen e shoferit me duart në timon. "Unë nuk mendoj se hardueri është gati apo softueri", tha ai. "Kjo na prek të gjithëve sepse ne jemi në thelb eksperimente në rrugë publike”, tha ish-punonjësi.

Ish-punonjësi i Teslas lëshon ‘bombën’: Makinave iu
Ish-punonjesi i Teslas

Krupski tha se kishte gjetur prova në të dhënat e kompanisë që sugjeronin se kërkesat në lidhje me funksionimin e sigurt të automjeteve të teknologjisë autonome ose ndihmëse të drejtimit nuk ishin ndjekur. Ai shtoi se edhe punonjësit e Tesla-s i kishin folur për automjetet që frenonin rastësisht, në përgjigje të pengesave inekzistente. Këto u quajtën ‘frenime fantazmë’. Edhe klientët kishin folur për këto probleme. Sipas të dhënave të vetë Tesla-s, në fund të vitit 2022, klientët amerikanë që përdornin autopilot kishin mesatarisht një përplasje, sepse jastëku i ajrit hapej pas çdo 5 milionë milje udhëtim.

Krupski tha se ishte ndjerë i detyruar të ndante atë që kishte gjetur me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hetuar Tesla-n mbi këto pretendime, kryesisht me projektin autopilot. Tesla është përballur gjithashtu me hetime dhe pyetje të ngjashme nga agjencitë, përfshirë Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada në lidhje me sistemin e saj autopilot. Gazeta gjermane Handelsblatt botoi "Dosjet e Teslas", pasi Krupski ndau 100 GB të dhëna të brendshme që zbuloi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB