Qytetërim

Julia Roberts "thyen" heshtjen: Vdekja e Matthew Perry e trishtë!

Julia Roberts ka qenë në një lidhje të shkurtër me ikonën e "Friends" në mesin e viteve ’90, por të dy vazhduan me partnerë të tjerë.

f.t
Julia Roberts "thyen" heshtjen: Vdekja e Matthew Perry e trishtë!
Julia Roberts dhe Matthew Perry

SHBA- Aktorja, Julia Roberts ka folur për vdekjen e papritur të ish-partnerit të saj, Matthew Perry. 

"Vdekja e papritur e kujtdo kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se, e dini, kjo na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi," tha aktorja, e cila ishte në lidhje me Perry nga viti 1995 deri në 1996, për "Entertainment Tonight".

Julia foli edhe për kastin e aktorëve në serialin "Friends" duke thënë:  Ata ishin të gjithë shumë mirëpritës për mua, ishte një kohë vërtet argëtuese.

Aktorja amerikane, Julia Roberts ka qenë në një lidhje të shkurtër me ikonën e "Friends" në mesin e viteve ’90, por të dy vazhduan me partnerë të tjerë.

Perry humbi jetën në 29 tetor, pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e tij xhakuzi. Por ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes së tij. Dyshimet e para kanë lidhje me varësinë e tij ndaj ilaçve, që kishte nisur t'i konsumonte sërish së fundmi. Në vitin 2016, ai i tha BBC Radio 2 se nuk i kujtohej tre vjet filmime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve dhe drogës. Një tjetër version thotë se aktori pësoi arrest kardiak teksa ishte në xhakuzi dhe më pas u mbyt./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB