Qytetërim

Luiz Ejlli përfundon në polici, Kiara: Prandaj nuk bëhet ky vend!

Këngëtari ka rënë sërish në grackën e hakerave në rrjetet sociale, të cilët i kanë marrë faqen e Instagramit

E.K
Luiz Ejlli përfundon në polici, Kiara: Prandaj nuk bëhet ky vend!
Luiz Ejlli dhe Kiara

TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka përfunduar sot në polici.

Fituesit të Big Brother VIP 2 i kanë mbyllur sërish faqen e tij në rrjetin social Instagram.

Këngëtari dhe aktori ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik. Luizi thotë se personi që qëndron pas kësaj është dikush që e ka inat.

Luiz Ejlli lidhur me ngjarjen tha: “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.”


Kjo është hera e tretë që këngëtarit të njohur i mbyllin profilin e tij zyrtar në Instagram. Faqja e artistit numëron 625 mijë ndjekës, ndërsa ai u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Në lidhje me këtë ka reaguar përmes një postimi në Instagram edhe Kiara, e cila shkruan: Prandaj nuk bëhet ku vend, se fusim gjithmonë hundët në punët e tjetrit. Lërini rehat njerëzir në jetën e tyre. Edhe diçka, nuk është se fitoni ndonjë gjë, aq herë sa do tentoni që ta mbyllni, aq herë do rihapet.

Luiz Ejlli përfundon në polici, Kiara: Prandaj nuk bëhet ky vend!

 

Poll

MOS HUMB