Qytetërim

Akuzohet se rrëmbeu e vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji rrëqethës në foton e autorit

Në rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles

E.K
Akuzohet se rrëmbeu e vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji
Lupço Palevski, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares

MAQEDONI E VERIUT- Lupço Palevskin, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi, u shpall një natë më parë në kërkim ndërkombëtar.

Në fletarrestin ndërkombëtar krahas fotografisë së Palevskit gjenden edhe të dhënat themelore për ditëlindjen, vendbanimin si dhe informacionet për veprat penale.

Ndërkohë, siç raporton Klan Macedonia, nëpër rrjetet sociale, virale është bërë një fotografi, selfie e Palevskit, që thuhet se është bërë në Veles.

Në të shihen dy kalimtarë të rastit që kalojnë rrugën. Por, sipas publikimeve nëpër rrjetet sociale, në fakt nuk bëhet fjalë për kalimtarë të rastit, por për nipin dhe dhëndrin e 74-vjeçarit të vrarë nga Velesi.

Po sipas asaj që raporton KlanM, pretendohet se kjo fotografi është bërë pas vrasjes së berberit nga Velesi.

“Le të shohë i gjithë opinioni se çfarë psikopati është vrasësi i gjyshit tim. Derisa shëtis rrugës me babain tim, ai bën “selfie” dhe e publikon në Facebook-un e tij”, shkruan nipi i viktimës nga Velesi.

Prokuroria Publike e Shkupit e akuzon Palevskin për veprat penale rrëmbim dhe vrasje dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi 30 ditor.

Për ngjarjen e rëndë një ditë më parë gjykata caktoi paraburgim prej 48 orësh për babain e viktimës 14-vjeçare, Aleksandar Gjorcevski. E njëjta masë u caktua edhe për tre të dyshuarit e tjerë Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski.

Tre të dyshuarit në rastin e Vanjës, sipas njoftimeve, po mbahen në hapësira të veçanta në Burgun e Shutkës, që të mos jenë në shënjestër të revoltës të të burgosurve tjerë.

Ndërkohë, pas kryerjes së autopsisë, trupi i të miturës iu dorëzua këtë të martë nënës së saj.

Poll

MOS HUMB