Qytetërim

Ekskluzive/ "Big Brother VIP" me surpriza, nga Romeo Veshaj te Roza Lati, 13 banorët (EMRAT)

Zëri mëson emrat e 12 personave që pritet të jenë pjesë e garës, edicioni pritet që të startojë në datën 13 Janar

E.K
Ekskluzive/ "Big Brother VIP" me surpriza, nga Romeo Veshaj te Roza
Big Brother

TIRANË- Në 13 Janar do të startojë zyrtarisht edicioni i tretë i i Big Brother Albania Vip, ndërsa Zëri ka raportuar ekskluzivisht se drejtimi i këtij edicioni i është besuar Ledion Liços, dhe jo Arbana Osmanit. Zëri ka mësuar nga burime të brendshme dhe listën e personave që pritet të jenë pjesë e këtij edicioni, që i përkasin sferave të ndryshme të jetës publike, nga arti te televizioni.

Zëri mëson se pjesë e këtij edicioni pritet të jetë këngëtarja Kejsi Tola, e cila jetën e saj private ka zgjedhur që ta mbajë disi hermetike, dhe nuk është nga ato këngëtare që ka bërë zhurmë përmes skandaleve.

Një tjetër personazh që do të jetë pjesë e këtij edicioni është dhe Romeo Veshaj, dy vite pasi vëllai i tij Donaldi ishte një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë. Emri tjetër që do të jetë pjesë e spektaklit është Olsi Bylyku, i cili ka qenë në qëndër të vëmendjes së fundi për ndarjen e tij nga Egli Tako.

Në shtëpinë e Big Brother pritet që të jenë pjesë dhe moderatoret Lei Kraja dhe Erjola Doçi, të cilat do të duhet që të thyejnë paragjykimet e thjesht vajzave të bukura në ekran. Një tjetër emër që vjen nga bota e medias, është gazetarja e Piranjave Ledjona Xheladinaj, historitë që ajo sjell shpesh kanë qenë virale në rrjetet sociale.

Dy emra të tjerë që pritet të bëhen pjesë e garës është koreografi Albi Nako, dhe moderatorja Roza Lati, nga të cilët padyshim historitë personale do të priten me interes. Një emër i bujshëm vjen nga Kosova, është ai i moderatorit Meriton Mjekiqi, i cili në emisionet e tij ka ditur që të zbarthejë sekretet e vipave.

Në garë pritet që të jetë Sardi Strugaj, i cili duket se do të jetë një ‘i punësuar’ me kohë të gjatë në Top Channel, pasi aktualisht është pjesë e një emisioni kërcimi në të njëjtën televizion.

Në garë, njësoj si dhe në Big Brotherin e Kosovës do të jetë dhe një trasgjinore, make up artisti Amber Candy.  Burime i thanë Zërit se një prej emrave që do të ishte pjesë e garës ishte dhe Julian Deda, pjesëmarrja e të cilit është vënë në pikëpyetje, për shkak të humbjes së babait të tij pak ditë më parë./Zëri 

Poll

MOS HUMB