Qytetërim

Hidhet shorti i FA Cup/ Liverpool do të luajë përballë Arsenal

Gjigandët e Liverpool do të luajnë përballë Arsenal në raundin e tretë të FA Cup, kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë.

D.XH
Hidhet shorti i FA Cup/ Liverpool do të luajë përballë
FA Cup

ANGLI- Kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit, FA Cup ka hedhur shortin për raundin e 1/32-tave, ku ka pasur përballje mjaft interesante. Në këtë raund, në fushë do të jenë edhe skuadra të forta të Anglisë. Pikërisht në raundin e tretë, përballë njëra-tjetrës do të jenë Liverpool me Arsenal.

Dy gjigandët anglezë të futbollit do të ndeshen me njëri-tjetrin më datë 6 janar. Manchester United, që shkoi në finale vitin e kaluar, do të luajë përballë Uigan në fushë kundërshtare. Chelsea ka qëlluar disi më me fat, sepse pret në shtëpi Preston.

Hidhet shorti i FA Cup/ Liverpool do të luajë përballë
Fa Cup

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City do të masin forcat ndaj Huddersflied, teksa Tottenham do të presë në Londër ekipin e Burnleyt. Një tjetër ndeshje e fortë është ajo mes Crystal Palace dhe Everton. Përballje të tjera interesante janë Stoke-Birnigham, Sunderland-Newcastle, Brentford-Uolves. Ky raund luhet në janar 2024./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB