Qytetërim

U bë shkak Sara për prishjen e kontratës mes menaxherit dhe Bardhit? Ish-banorja e Big Brother: E tepërt!

Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, ku këngëtari nuk kishte akses në 'Instagram'

E.K
U bë shkak Sara për prishjen e kontratës mes menaxherit dhe
Bardhi, Sara dhe menaxheri

TIRANË- Para disa ditëve Bardhi njoftoi largimin nga SBS Entertainment. Përmes një postimi këngëtari tregoi se nuk është më nën menxhimin e Jetmir Agajt, me të cilin punoi mbi katër vjet.

Krisja e tyre nisi që në 'Big Brother VIP 3', pas lidhjes së Bardhit me Sara Gjordenin, gjë të cilën Jetmiri nuk e mbështeti siç ka deklaruar Sara.

Mbi ndarjen e raporteve profesionale të Jetmirit dhe Bardhit, disa fansa e media kanë akuzuar Sarën, si një ‘mollë sherri’ ndërmjet tyre.

Kjo ka sjellë edhe një reagim në rrjete sociale nga Sara e cila shkruan se “Kjo është realisht e tepërt”. 

Bardhi dhe Sara kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, e po presin të bëhen prindër të një vajze. Bardhi nga ana tjetër zbuloi se tani e tutje menaxheri i tij do të jetë Naser Qeli. Sipas këngëtarit, ndërprerja e bashkëpunimin me Agajn është bërë me marrëveshje./ZËRI 

Poll

MOS HUMB