
TIRANË- Ish-deputetja e Partisv Demokratike, Rudina Hajdari ka rigjetur dashurinë dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Muçjon Demiraj, me të cilin ka edhe një vajzë.
Hajdari tashmë e distancuar nga politika, dhe duket se është përkushtuar te jeta personale duke i dhënë një shans dashurisë.
Rudina ka treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri, Tan Kazazi, një producent dhe regjisor filmash.
E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan në një foto në Instagram: E bekuar.

Rudina tregoi disa kohë më parë se i dha fund martesës për shkak të distancës që kishte me ish-bashkëshortin e saj. Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Divorci i tyre erdhi si pasojë e vështirësisë së lidhjes në distancë pasi Rudina u rikthye në Shqipëri, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.
Çfarë thoshte Rudina për divorcin
“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”./ZËRI