
TIRANË- 20 Korriku ka qenë një ditë e lumtur për gazetarin Enkel Demi dhe deputeten Mesila Doda, djali i të cilëve ka lidhur martesë, në një ceremoni që është mbajtur në Kishën Katolike në Tiranë.
Joni, i cili në profesion është mjek, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me një vajzë të quajtur Paola, e cila ka preferuar që të qëndrojë jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale.
Enkel Demi ka publikuar një foto të duarve të tyre, teksa shkruan: “Paola dhe Joni... Lumturia nuk ka nevojë për fjalë.”
Edhe Mesila ka publikuar një video ku shihet duke shoqëruar djalin në altar.
Në një intervistë disa muaj më parë ajo rrëfeu se Paola është pjesë e familjes tashmë, ndërsa tregoi pak edhe për raportin si vjehërr.
““Në familjen tonë jemi 6 persona. Unë Keli, dy fëmijët, Joni dhe Hana dhe kemi nanën, nëna e Kelit, me të cilën bashkëjetojmë prej shumë vitesh dhe ka një vend të veçantë në jetën tonë. Historia jonë nis që në vitin ’93. Histori si gjithmonë e shenjuar nga politika. Unë isha shefe politike e Federatës së Rinisë, Keli ishte kryetar i Forumit Rinor Republikan. Eshtë një ecje që ka patur vështirësitë e veta sidomos në fillime.
Nuk ka njerëz më të rëndësishëm në jetën time se fëmijët e mi. Sekreti eshte dashuria dhe nëse nuk e ve veten e rivales qofte me nusen apo me vjehrren, je ok. Betejat i lemë jashtë shtëpisë. Do e shijoj shumë kur të bëhem gjyshe", tregoi ajo./ZËRI