Qytetërim

Mbaron 'drama', Bardhi: Tani jam artist i pavarur, nuk jam më në menaxhimin e Jetmir Agajt

Bardhi ka shprehur mirënjohjen për vitet e punës që kanë patur bashkë prej fillimit të tij të karrierës

f.t
Mbaron 'drama', Bardhi: Tani jam artist i pavarur, nuk jam më
Bardhi dhe Jetmir Agaj

IRANË-Këngëtari Bardhi ka njoftuar se tashmë edhe në mënyrë zyrtare nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt. Në një postim në Instastory ai ka shprehur mirënjohjen për vitet e punës që kanë patur bashkë prej fillimit të tij të karrierës, por shton se tashmë është një artist i pavarur që do të vazhdojë me projektet muzikore, normalisht.

"Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirës! Prej sot desha t'ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agajt. Si artist, dua t'i falenderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës së parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projektet e reja,"-shkruan Bardhi.

Mbaron 'drama', Bardhi: Tani jam artist i pavarur, nuk jam më
POSTIMI

Artisti nuk zbuloi se kush do t’i zërë vendin Agajt.

Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, ku këngëtari nuk kishte akses në 'Instagram'. Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari morri përsëri faqen e tij, 'plasi' sërish. Bardhi humbi përsëri faqen e tij zyrtare të 'Instagramit'. /ZËRI

Poll

MOS HUMB