
TIRANË- Telenovela mes Sarës dhe Bardhir vazhdon, edhe pse të dy protagonistët tashmë ndodhen jashtë shtëpisë së Big Brother. Sara e përjashtuar nga Vëllai i Madh, dhe Bardhi që u largua me vullnetin e tij, për shkak të gjendjes shëndetësore të së ëmës. E gjithë situata që u aludua se mund të ishte zmadhuar nga menaxheri i Bardhit, duket se ka marrë një gjysmë sqarimi ditën e djeshme, ku në profilin e këngëtarit u postua një foto e nënës nga ambientet e spitalit.
Disa orë më parë menaxheri ka publikuar foto nga spitali të nënës të Bardhit e shkruan: “Famën ky e ka marrë me punë me kangë me sjellje jo me skandale. Por ju premtoj që kush mundohet të përdorë të tilla situata kam me ja dhanë famën me të keq.”
Pas kësaj edhe Sara ka reaguar nëpërmjet një story ku shkruan se ajo mund tia shkatërrojë atij figurën vetëm me një postim. Jo vetëm kaq po në fund të postimit Sara e prezanton veten si bashkëshorte e Bardhit, duke i shtuar emrit të saj mbiemrin e tij.
“@JETMIR AGAJ PO DUROJ DHE PO HESHT VETEM PER HATER TE BARDHIT. NUK TE KAM ASNJE BORXH!
PO MBAJ NE KURRIZ OFENDIME NGA PUBLIKU PA TE DREJTE PREJ HESHTJES PO DIJE QE PRAP PER HATER TE BARDHIT !!
EDHE NJE STORY SULM NDAJ MEJE E DO TE TA SHKATERROJ FIGUREN DHE PLANET E TUA ME VETEM 1 POSTIM, E DO KESH GJITHE SHQIPTARINE KUNDER! GIVE UP BRO NUK ARRITE TE NA NDASH ITS STRONGER THAN YOU! BOLL KERKOVE VEMENDJE ME ZOR Me dashuri : Sara Nikol Idrizi”.
Pas kësaj Sara nxjerr foto të Bardhit që ka parë storyn e shkruan: Çoje follow mos ki frikë! Më tej sqaron se nuk e ka me Bardhin por me personin që i mban Instagramin.
Por mëngjesin e sotëm, të gjitha postimet që Sara ka bërë rezultojnë që të jenë fshirë. Nuk dihet nëse ajo ka reflektuar pas ndonjë bisede me Bardhin, apo të gjitha reagimet kanë qenë në gjaknxehtësi e sipër. Që prej fillimit, familja e Bardhit por edhe menaxheri i tij, nuk kanë qenë shumë pozitivë për lidhjen me Sarën.
/ZËRI