Qytetërim

Dalja e Bardhit nga BBV, Sara: Nëse situata nuk shkon siç kam menduar, nuk do të hesht

Sara, e cila ndodhej në studio, sugjeroi se mund të ketë “diçka përtej” arsyes që iu dha, pas dorëheqjes së Bardhit nga aventura e Big Brother VIP.

f.t
Dalja e Bardhit nga BBV, Sara: Nëse situata nuk shkon siç kam
Sara Gjordeni

TIRANË- Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), e dashura e tij Sara Gjordeni ka hedhur dyshime mbi rrethanat e largimit të tij. Sara, e cila ndodhej në studio, sugjeroi se mund të ketë “diçka përtej” arsyes që iu dha, pas dorëheqjes së Bardhit nga aventura e Big Brother VIP.

 “Unë jam jashtë, kam parë, kam dëgjuar, dhe duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët tani. Por nëse kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, unë nuk do të hesht”,-deklaroi Sara.

Bardhi u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio. Teksa dyshimet shtohen të gjithë presin të shohin zhvillimet e ardhshme, nëse do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBV dhe historisë së Bardhit dhe Sarës./ZËRI

Poll

MOS HUMB