
SHBA- Të nominuarit për Oscar dhe të ftuarit po ecin me stil në tapetin e kuq përpara nisjes së ceremonisë së sivjetme. Më poshtë janë mbledhur dukjet më të mira nga tapeti i kuq i Oscars. Më i veçanti është ai i aktores, Vanessa Hudgens, e cila zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. E veshur në një fustan të zi të gjatë, këngëtarja dhe aktorja zbuloi surprizën e bukur.
Një tjetër dukje befasuese ishte edhe ajo e ekipit "Godzilla Minus One". Aktorët: Takashi Yamazaki, Kiyoko Shibuya, Masaki Takahashi dhe Tatsuji Nojima, në këpucët e tyre, kishin bashkanjitur kthetra zbarranikësh. Mesa duket deri tani, ngjyra e preferuar për zonjat është padyshim e zeza.
PAMJET NGA OSCARS: