
TIRANË- Këngëtari Bardhyl Idrizi la dje shtëpinë më të famshme në vend, pasi u njoftua nga i vëllai se e ëma ishte e sëmurë. Aludimet nisën shpejt, ndaj sot, ka qenë motra e tij, Afërdita, e cila ka sqaruar gjithçka. Duke i "hedhur kunja" edhe të dashurës të së vëllait, Sara Gjordeni. Reagimi i Afërditës është shpërndarë në Instagram nga menaxheri i artistit, Jetmir Agaj, ndërsa ajo shkruan se e gjithë situata është e vërtetë.
“Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në 'prime’. Gjendja e mamit është e njëjtë… Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për nënën te cilën asnjë fëmijë nuk e përdor për një lojë që aspak s’ka rëndësi në jetën tonë!”
Bardhi u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio. Teksa dyshimet shtohen të gjithë presin të shohin zhvillimet e ardhshme, nëse do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBV dhe historisë së Bardhit dhe Sarës./ZËRI