
TIRANË- Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi ka dhënë intervistën e parë sapo ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri. I shqetësuar, ai ka folur për gazetarin e "Big Brother Fan Club", duke u shprehur se kërkon që të takojë vetëm të ëmën, për të cilën iu komunikua se ishte e sëmurë. I pyetur se si do të veprojë nëse familja e tij është kundër lidhjes së tij me moderatoren Sara Gjordeni, Bardhi u shpreh se do t'i vinte keq. Por disa herë përsëriti se po priste që të fliste me ta.
Ndërsa, pas skene, sigurisht që nuk i mungoi dhe takimi me të dashurën e tij, Sarën.
INTERVISTA E BARDHIT:
Bardhi: Nuk e di, unë nuk dola për Sarën, dola për mamin dhe mezi po pres të shkoj ta shoh sesi është. Para familjes nuk vjen asgjë tjetër. Po, do më vinte keq nëse familja ime nuk na mbështet. Do pres...do takohem me familjen pikë së pari. Nëna është primare për momentin.
Do shkoje kundër vullnetit të tyre për të vazhduar lidhjen me Sarën?
Bardhi: Dua të di si është nëna, këto pyetjet e tjera më vjen keq por nuk kam koment.
Patët një takim me Sarën, çfarë të tha?
Bardhi: Më tha takoje mamin, shihemi prapë. Gjëra pozitive.
Sara hodhi dyshime që familja nuk është dakord me lidhjen?
Bardhi: Nuk e kam dëgjuar, mezi po pres me i pa dhe me gjykuar në mënyrë të drejtë.
Sara dhe ti do jemi bashkë?
Bardhi: Shpresoj dhe besoj që po.
Bardhi u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio. Teksa dyshimet shtohen të gjithë presin të shohin zhvillimet e ardhshme, nëse do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBV dhe historisë së Bardhit dhe Sarës./ZËRI