Qytetërim

A është gjallë Michael Schumacher?

Interesi për ish-pilotin e Formula 1 mbetet i pashuar dhe çdo raport mbi shëndetin e tij është një çështje globale. 

f.t
A është gjallë Michael Schumacher?
Michael Schumacher

GJERMANI- Ka kaluar një dekadë që nga aksidenti i Michael Schumacher në pistën e skive në Alpet Franceze. Që në momentin e parë që u dërgua në shtëpinë e tij, lajmet për ecurinë e shëndetit të tij janë shumë të pakta, mund të themi zero. Familja e Michael Schumacher nuk dëshiron që ai të bëhet “viral” në shtypin botëror dhe ka shprehur dëshirën që të mos rrjedhin informacione për gjendjen e tij.

Megjithatë, interesi për ish-pilotin e Formula 1 mbetet i pashuar dhe çdo raport mbi shëndetin e tij është një çështje globale. 

"Michael është këtu, kështu që nuk më mungon. Por ky Michael thjesht nuk është ai që ka qenë. Ai është i ndryshëm dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij mbrojtës. Tani, jeta e tij është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj disa momente me të. Kaq kemi për të thënë. Fatkeqësisht, fati e goditi atë dhjetë vjet më parë. Tani, ai nuk është Michael Schumacher që e njihnim nga Formula 1”-është shprehur miku i tij, një ndër të vetimit që e viziton, Jean Todt.

Së fundmi u bë e ditur se rrjeti gjerman ARD ka përgatitur një dokumentar me pesë pjesë i cili është planifikuar të shfaqet më 28 dhjetor (të këtij viti), pra ditën që do të plotësohen dhjetë vjet nga aksidenti.

Kujtojmë se në vitin 2021 platforma “Netflix” po shfaq dokumentarin e saj i cili kishte të bënte me aksidentin e pilotit gjerman F1. Në të folën edhe gruaja e tij Corina , edhe djali i tij Mick. Kështu që Michael jeton. Zemra e tij ende rreh. Pavarësisht nëse dikush nuk është dakord apo jo, ai jeton sepse familja e tij e do atë pranë, qoftë edhe në këtë gjendje.

Në deklaratat e fundit, miku i  Schumacher , Roger Benoit, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të pilotit të famshëm, duke u shprehur se është një "gjendje e qëndrueshme, por kritike".

Poll

MOS HUMB