
TIRANË- Dalja e Bardhit nga shtëpia e Big Brother Vip është një nga lajmet më të komentuara rozë të orëve të fundit, kjo për shkak se dalja e tij ishte e beftë pas hyrjes së të vëllait, i cili i dha lajmin se nëna e tyre ëstë e sëmurë. E para që hodhi dyshimet ishte partnerja e tij brenda shtëpisë Sara Gjordeni, e cila tha se kjo mund të jetë e stisur nga menaxheri i Bardhit, për të nxjerrë atë jashtë.
Lidhur me këto pretendime, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Jetmir Agajt. Ky i fundit ka postuar një “Instastory” të motrës së këngëtarit, e cila shkruan se nëna e tyre është e sëmurë dhe se askush nuk mund të gënjejë për gjëra të tillë. Ndërkohë vetë Bardhi ende s’ka reaguar.
POSTIMI:
“@aferditvidrizi: Përshendetje miq dhe familjare. Ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në prime. Gjendja e mamit është e njëjtë. Jam tmerrsisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për Nënën të cilën asnjë fëmijë nuk e perdore për një lojë që aspak ska rëndësi në jetën tonë!!!!!!”/ZËRI
