Qytetërim

Vdes në moshën 26-vjeçare ylli latin i filmave erotikë! 'Mister' shkaku

Romero tregon se të afërmit e vajzës janë të tronditur dhe të dërrmuar nga vdekja e saj e papritur. 

E.K
Vdes në moshën 26-vjeçare ylli latin i filmave erotikë!
Sofia Leone

SHBA- Ylli i filmave erotikë Sofia Leone ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Ljmi u konfirmua nga familja e saj, ndërsa vdekja e saj po hetohet nga autoritetet amerikane. Leone, e cila ka lindur dhe është rritur në Miami, u gjet pa ndjenja në banesën e saj më 1 mars nga anëtarët e familjes. Në faqen GoFundMe të krijuar për të mbledhur para për funeralin e saj, njerku i saj Mike Romero tha se Policia po e heton vdekjen e të resë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Romero tregon se të afërmit e vajzës janë të tronditur dhe të dërrmuar nga vdekja e saj e papritur. 

“Asaj i pëlqente të udhëtonte dhe gjithmonë gjente mënyra për t’i bërë të buzëqeshnin ata që e rrethonin”, thotë ai, duke iu referuar veçanërisht dashurisë së 26-vjeçares për kafshët dhe veçanërisht për tre kafshët e saj shtëpiake.

Sipas Daily Mail, aktorja latine e filloi karrierën e saj para se të mbushte 20 vjeç dhe pasuria e saj vlerësohet të kalojë një milion dollarë. Leone u “zbulua” nga një agjent teksa merrte pjesë në një festival muzikor në  Miami . Pasi bëri disa kërkime të saja, ajo vendosi të hynte në industrinë e filmit për të rritur./ZËRI

Poll

MOS HUMB