Qytetërim

Njësoj si Leo Messi, Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona

Barcelona ka zgjedhur që ai të mbajë në shpinë numrin 19, i njëjti numër që Leo Messi mbante mbi shpinë në fillimet e tij te klubi katalanas.

f.t
Njësoj si Leo Messi, Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona
Lamin Jamal dhe Leo Messi

Teksa përgatitjet vijojnë për sezonin e ri, Barcelona ka zbuluar dhe numrat që di mbajnë veshur lojtarët. Lamin Jamal do të nisë këtë sezon te Barcelona jo më me numrin që i përket futbollistëve të akademisë. Këtyrë të fundit zakonisht u rezervohen fanella nga numri 26 e më sipër në klubin katalanas. 

Barcelona ka zgjedhur që ai të mbajë në shpinë numrin 19, i njëjti numër që Leo Messi mbante mbi shpinë në fillimet e tij te klubi katalanas.

Njësoj si Leo Messi, Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona
POSTIMI

Messi luajti me atë numër nga viti 2006, deri në vitin 2009, kur më në fund katalanasit i besuan atij numrin legjendar 10 që tashmë identifikohet me argjentinasin. Jamal mbajti numrin 19 edhe në radhët e përfaqësueses së Spanjës, duke u bërë protagonist absolut në Euro 2024, ku dha katër asiste dhe shënoi një gol./ZËRI

Poll

MOS HUMB