Qytetërim

Rrjeti “shpërtheu” kundër saj, reagon babai i boksieres algjeriane: Këto janë akuza imorale, ajo është një vajzë e vogël që e do sportin

Ai i quajti akuzat si të padrejta dhe imorale.

I.F
Rrjeti “shpërtheu” kundër saj, reagon babai i boksieres
Imane dhe Amar Khelif

PARIS- Boksierja algjeriane, Imane Khelife ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën dhe është bërë një nga konkurrentet më të përfolura pasi kundërshtarja e saj Angela Carini, u largua vetëm 46 sekonda në ndeshjen e tyre në “Paris 2024”.

25-vjeçarja ishte një nga dy atletet e përjashtuar nga kampionati botëror i vitit të kaluar në Nju Delhi pasi nuk përmbushi kriteret e përshtatshmërisë gjinore dhe për këtë u kritikua shumë në rrjet, me shumë persona që kërkonin që ajo të përjashtohej.

Nisur nga akuzat, ka reaguar edhe babai i boksieres, Amar Khelife, i cili tha se kritikat janë “imorale”, pasi ishte pikërisht ai që e nxiti Imanen të shkonte deri në fund dhe të fitonte medaljen e artë për vendin e saj.

Rrjeti “shpërtheu” kundër saj, reagon babai i boksieres
Dokumenti që tregon se Imane ka lindur vajzë

“Imane është një vajzë e vogël që e ka dashur sportin që në moshën 6-vjeçare, ajo ka luajtur futboll. Këto kritika dhe thashetheme synojnë të destabilizojnë Imanen, ata nuk duan që ajo të jetë kampione e botës. Unë i them asaj t’i tregojë se e kanë gabim dhe shpresoj që ajo të nderojë Algjerinë dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë. Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të nderojmë Algjerinë”, u shpreh Amar.

Ai gjithashtu tregoi një dokument zyrtar të datës 2 maj 1999, ku thuhet se Khelife Imane ka lindur femër, dhe nuk është transgjinore. Ai i quajti akuzat si të padrejta dhe imorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB