Qytetërim

Pushtoi rrjetin! Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda në Lojërat Olimpike, është burrë apo grua?

Boksierja Khelif, gjithashtu 25 vjeçe, është bërë shënjestër e skeptikëve transgjinorë si JK Rowling, të cilët e quajnë atë një 'burrë biologjik' dhe këmbëngulin se ajo nuk duhet të konkurrojë.

M.M
Pushtoi rrjetin! Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda
Imane Khelif dhe Angela Carini

PARIS -Ndeshja e boksit e Imane Khelif kundër Angela Carini do të mbetet si një nga duelet më të diskutuarat në historinë olimpike. Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda, por Khelif është një edhe nga dy boksierët, së bashku me kampionin e dyfishtë botëror të Tajvanit Lin Yu-ting, në qendër të një polemike të madhe në Lojërat Olimpike, me dyshen e skualifikuar nga Kampionatin Botëror të vitit të kaluar për dështimin e testeve të përshtatshmërisë gjinore. 

Khelif u skualifikua disa orë para ndeshjes së saj për medaljen e artë në Kampionatin në Nju Delhi pasi ajo nuk arriti të përmbushte kriteret e pranimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, ku ajo dështoi në një test të nivelit të testosteronit. Por sidoqoftë, në fillim të këtij muaji, Khelif dhe Yu-ting u lejuan të dy të konkurrojnë në Lojërat 2024 në Paris.

Gjithsesi kjo garë u diskutua si e padrejtë, pasi Imane Khalif është një transgjinore e cila është lejuar nga Komiteti Olimpik të marrë pjesë dhe të garojë si një femër. E parë në këtë këndvështrim grushtat e kundërshtares ishin shumë të forta për një femër. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sqaroi se gjinia e atletëve bazohet në pasaportat e tyre dhe në fakt Imane, e cila u caktua femër në lindje është regjistruar edhe si femër në pasaportën e saj algjeriane.

Por ka shumë më tepër për të ditur rreth boksieres algjeriane sipas mirror.co.uk.25-vjeçarja u dëgjua teksa i tha trajnerit të saj, "Nuk është e drejtë, nuk është e drejtë", gjithashtu dhe përlotja e saj në konferencën zyrtare shkaktoi një bujë globale, me shumë spekulime mbi gjininë e Khelif dhe të drejtën e saj për të marrë pjesë në një garë për femra.

Pushtoi rrjetin! Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda
Imane Khelif, foto nga fëmijëria

Boksierja Khelif, gjithashtu 25 vjeçe, është bërë shënjestër e skeptikëve transgjinorë si JK Rowling, të cilët e quajnë atë një 'burrë biologjik' dhe këmbëngulin se ajo nuk duhet të konkurrojë. Megjithatë, është raportuar se Khelif biologjikisht është një grua, e cila ka një gjendje të rrallë të kategorizuar si dallime në zhvillimin e seksit (DSD), e cila mund të rezultojë që individët femra të kenë kromozome mashkullore ose anatomi.

Imane, e cila u caktua femër në lindje dhe është regjistruar si femër në pasaportën e saj algjeriane. Këtë e zbuloi vetë ajo në një intervistë përpara Olimpiadës në Paris 2024. Ndër të tjera ajo u shpreh se "dëshironte t'i tregonte gjithë botës se çfarë gruaje e guximshme është Imane Khelif".

Pushtoi rrjetin! Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda
Imane Khelif

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili ka marrë përsipër këtë vit IBA për të administruar boksin në Paris, lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke konfirmuar se si me lojërat e mëparshme, gjinia e atletëve bazohet në pasaportat e tyre. Zëdhënësi Mark Adams tha të martën: "Të gjithë ata që konkurrojnë në kategorinë e femrave janë në përputhje me rregullat e pranimit të konkurrencës. Ato janë gra në pasaportat e tyre dhe kështu rrjedhimisht, ato janë femra."

Khelif ka bërë rikthimin e saj bombastic pasi u skualifikua nga Kampionatin Botëror i Boksit të vitit të kaluar pasi IBA tha se ajo dështoi në një test të përshtatshmërisë gjinore. IBA pretendoi se specifikat e testit ishin konfidenciale, por sqaroi se Khelif nuk iu nënshtrua një provimi të testosteronit. Në vend të kësaj, Khelif iu nënshtrua një testi të veçantë në të cilin organizata mendoj se boksieri kishte avantazhe konkurruese ndaj atleteve të tjera.

Presidenti i IBA, Umar Kremlev më vonë tha se testet "provuan se kishin kromozome XY dhe kështu ishite përjashtuar".

Duke folur për pengesën, Khelif tha: "Viti 2023 ishte shumë i vështirë për mua... Ishte një goditje e rëndë për mua, por u ktheva më e fortë për të treguar forcën dhe vendosmërinë time e për t'i treguar gjithë botës se çfarë grua trime Imane Khelif është”.

Ka qenë një rrugë e gjatë për të triumfuar për Khelif, e cila dikur e përshkroi fëmijërinë e saj si "me të vërtetë të vështirë". Në një intervistë në kanalin televiziv algjerian Canal Algerie, ajo tha: "Unë vij nga një rajon dhe familje konservatore. Boksi ishte një sport vetëm për burrat".

Ajo tregoi se si luftoi për të siguruar bukën e gojës dhe shiti bukë për të paguar udhëtimin e saj në stërvitjen e boksit. Khelif tha: "Këto janë pengesat që kam hasur kur kam filluar. Më ka ndodhur të shes bukë në rrugë, kam mbledhur pjata dhe sende të tjera për të fituar para dhe për të lëvizur, sepse vija nga një familje shumë e varfër".

Por gjithçka ia vlente, sepse ajo “u dashurua” me boksin. Me vendosmërinë e saj për të pasur sukses, Imane u shpërngul nga fshati i saj i vogël algjerian në qytet dhe më pas në kryeqytet. Ajo e përshkruan karrierën e saj si një "histori mbresëlënëse" dhe është jashtëzakonisht krenare për arritjet e saj.

Duke folur për rrugëtimin e saj, ajo tha: "Ishte një rast i pastër, nuk e kisha imagjinuar një ditë që do të bëhesha boksiere dhe do të bëhesha kampione e botës. Gjithmonë e kam dashur futbollin dhe e kam luajtur në fshatin tim të vogël. Babai im preferonte me shumë futbollin sesa boksin, por unë isha shumë e mirë në sport dhe gjatë shkollës, mësuesi im më inkurajoi të bëhesha boksiere, pasi kisha cilësi të mira fizike dhe ai kishte të drejtë."

Khelif tani synon një medalje të artë të ëndrrave dhe ajo do të luaj një tjetër ndeshje në çerekfinalen e peshës së lehtë për femra të shtunën, ku do të përballet me hungarezen Anna Luca Hamori. Pavarësisht mënyrës në të cilën italiania u la, kundërshtarja e radhës e Khelif është e përgatitur ti prishë planet për fitore kur ajo të hyjë në ring. Hamori u tha gazetarëve: "Unë nuk kam frikë. Nuk më interesojnë historitë e shtypit dhe mediat sociale. Nëse ajo ose ai është burrë, do të jetë një fitore më e madhe për mua nëse fitoj."

Pushtoi rrjetin! Imane Khelif mundi kundërshtaren për 46 sekonda
Imane Khelif duke u ndeshur

Megjithatë fituesi i medaljes së artë Nicola Adams ka paralajmëruar se do të ishte "e padrejtë dhe e rrezikshme" për njerëzit që kanë kaluar pubertetin mashkullor të luftojnë kundër grave.

Adams, i cili fitoi medaljen e artë në peshën fluturuese për Team GB në Lojërat Olimpike 2012 dhe 2016, shkroi në X të premten: "Pas vitesh luftimi që boksi i grave të ekzistonte edhe në Lojërat Olimpike dhe më pas gjithë stërvitjes që kalonin për të arritur atje është e  vështirë për të shohësh një luftëtare tjetër që detyrohet të heqë dorë nga ëndrrat e saj olimpike.Njerëzit që nuk kanë lindur si gra biologjike, që kanë kaluar pubertetin mashkullor, nuk duhet të jenë në gjendje të konkurrojnë në sportin e grave. Jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e rrezikshme!"

/ZËRI

Poll

MOS HUMB