Qytetërim

Lojërat Olimpike/ Shqipëria zhgënjen! Konini nuk ia del as këtë herë, renditet ndër tre vendet e fundit

Pas eleminimit të Koninit në qitje, Meçës dhe Koxhakut në not, tashmë Shqipërisë i mbeten shpresat tek Luiza Gega.

M.M
Lojërat Olimpike/ Shqipëria zhgënjen! Konini nuk ia del as
Manjola Konini gjatë konkurimit

PARIS- Shqipëria përsëri pa sukses në Lojërat Olimpike! Sot në konkurimin e saj, qitësja Manjola Konini nuk arriti të kalonte në fazën tjetër. Konini u rendit e 37-të nga 40-të pjesëmarrës në garën e 25 metrave distancë, ku arriti të merrte vetëm 278 pikë, duke u renditur kështu vetëm tre pozicione larg vendit të fundit.

Lojërat Olimpike/ Shqipëria zhgënjen! Konini nuk ia del as
Renditja e Koninit në garën e qitjes, 25 metra distancë

Pas eleminimit të Koninit në qitje, Meçës dhe Koxhakut në not, tashmë Shqipërisë i mbeten shpresat tek Luiza Gega, e cila do të na përfaqsoj në garën e 3000 metrave me pengesa dhe Franko Burraj, në garën e 100 metrave. Gjithashtu, Shqipëria këtë vit përfaqsohet edhe nga tre sportistë rus në disiplinën në mundjes.

Kështu mundësi ka sërish, por mbetet për tu parë nëse Shqipëria do arrijë të "rrëmbejë" medaljen e parë olimpike në "Paris 2024"./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB