Qytetërim

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Në skenë shfaqet dhe Stresi, TikTok-eri: Më nxorri në pritë!

Fillimisht erdhi një reagim nga Med Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noizy-t, i cili nxorri mesazhet me Stresin që i premtonte takim.

k.m.
Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Në skenë
Noizy, Medi Iseni dhe Stresi

TIRANË- Ditën e djeshme u raportua për një sherr masiv mes reperit Noizy dhe një personazhi të njohur TikToku, Medi (Muhamet) Iseni, ngjarje e ndodhur në Pejë brenda një klubi nate. Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku ka dhunuar Isenin, i cili bashkë me mikun e tij ka përfunduar në spital. Por në prapaskenat e sherrit duke se është i përfshirë edhe një personazh tjetër, reperi Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi. Fillimisht erdhi një reagim nga Med Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noizy-t, i cili nxorri mesazhet me Stresin që i premtonte takim.

BISEDA MES TYRE:

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Në skenë

Stresi: Ok! Se të shkruaj unë.
Medi: Oke
Stresi: Hajde këtu tek dhoma, pimë nga një gotë. Kur të vijë Zini ta prezantoj dhe t'i mbyllim.
Medi: Po s'du me u taku aty mrena pa u kry. Mos na del ndonjë problem aty brenda.
Stresi: Pa merak, kam fol para
Medi: Okej, po nisem
Stresi: Hajde këtu jam!

Mbi bisedë, Iseni shkruante se ishte Stresi, ai që e kishte nxjerrë në "pritë".

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Në skenë

"E vërtetë është më ka pre në besë, ja biseda shiheni vetë. Isha vetë i dyti, kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë. Bravo të qoftë ty Arkimed. Ky ishte plani i këtij nga fillimi deri në fund, kjo video dhe biseda është mbasi e bëri koncertin më thirri me stil në prapaskenë, aty ishin të gjithë të përgatitur."

Pas akuzës së bërë publike, një reagim erdhi edhe nga Stresi. Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shëmtuar.

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Në skenë

“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu. Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar. Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë. Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.”

Ndërkohë që lidhur me atë që ka ndodhur, ende nuk ka një reagim nga Noizy, ndërsa e gjithë ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Pejës./ZËRI

Poll

MOS HUMB