ITALI- Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti po shijojnë pushimet në Itali, por unaza e modeles ka tërhequr vëmendjen e kamerave. Ajo është fotografuar me një unazë diamanti, në formë zemre. 49-vjeçari dhe modelja italiane 26-vjeçare u panë duke darkuar jashtë në Neran.
Çifti doli për darkë me miqtë e tyre, ku i pranishëm ishte dhe Tobey Maguire. Unaza që mbante në gisht Vittoria Ceretti nuk i shpëtoi kamerave.

Leo dhe Vittoria janë në një lidhje që nga vera e vitit 2023 dhe ndezi për herë të parë thashethemet e fejesës në fillim të këtij viti kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti në Los Angeles. DiCaprio raportohet se tashmë e ka prezantuar Vittorian me nënën e tij. Çifti u pa për herë të parë së bashku në shtator të vitit të kaluar dhe prej atëhere kanë qenë të pandarë./ZËRI