Qytetërim

46 sekonda zgjati, por po "thyen rrjetin"/ POLEMIKAT lidhur me ndeshjen e boksit, algjeriania mund italianen, reagon edhe Meloni

Në Çerekfinale Khelif u përball me italianen Angela Carini, e cila e la ndeshjen pas 46 sekondave, me pretendimin se kurrë në jetën e saj nuk kishte marrë grushta kaq të fortë, ndaj nuk donte që të rrezikonte më.

k.m.

46 sekonda zgjati, por po "thyen rrjetin"/ POLEMIKAT lidhur me

PARIS- Për 46 sekonda sa zgjati, kjo mund të jetë ndeshja më e komentuar e boksit në të gjithë historinë e njerëzimit! Madje, disa e cilësojnë edhe si skandal. E gjitha nisi që nga momenti kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejoi Imane Khelif të garonte në kategorinë e femrave edhe pse analizat e saj kishin treguar hormone mashkullore tejet të larta dhe mbi normën normale që ka një grua. Gara garë u diskutua si e padrejtë, pasi Imane Khalif është një transgjinore e cila është lejuar nga Komiteti Olimpik të marrë pjesë dhe të garojë si një femër. E parë në këtë këndvështrim grushtat e kundërshtares ishin shumë të forta për një femër. 

Khelif biologjikisht është një grua, e cila ka një gjendje të rrallë të kategorizuar si dallime në zhvillimin e seksit (DSD), e cila mund të rezultojë që individët femra të kenë kromozome mashkullore ose anatomi. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sqaroi se gjinia e atletëve bazohet në pasaportat e tyre dhe në fakt Imane, e cila u caktua femër në lindje është regjistruar edhe si femër në pasaportën e saj algjeriane.

Në Çerekfinale Khelif u përball me italianen Angela Carini, e cila e la ndeshjen pas 46 sekondave, me pretendimin se kurrë në jetën e saj nuk kishte marrë grushta kaq të fortë, ndaj nuk donte që të rrezikonte më. Madje ka edhe disa video, ku ajo i drejtohet stafit të saj me fjalët: Mi fa male, mi fa malissimo! (Më dhemb shumë, më dhemb shumë!). 

Pas ndeshjes ajo u shfaq në një video dhe tregoi se suksesin e deritanishëm ia dedikon të atit, i cili u nda nga jeta.

"Doja t'ju tregoja këtë. Nuk e di nëse e dini këtë, por ky është babai im. Unë i bëra këto 'kilometra të fundit' sepse një ditë u ndjeva e lodhur. Para Olimpiadës në Tokio isha shumë e lodhur. I thashë “Babi, stërvitja është shumë intensive, jam e lodhur, por nuk do të dorëzohem”. Më tha 'Anxhelina, kampioni është si çiklizmi, kur kampioni sheh kilometrat e fundit. A e dini se çfarë bën? I japim pedaleve edhe më fort'. Dhe unë kështu bëra, luftova me gjak në sy, doja të fitoja me çdo kusht, për babain tim,”- tha ajo me lot në sy.


Por nuk ia doli që të fitonte një medale për shkak se u eliminua nga gara. Nga ana tjetër, Imane Khelif me siguri do të fitojë të bronztë edhe nëse humb në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, italianja as që i dha dorën fituesit të ndeshjes dhe pak më vonë e përlotur dhe me gjurmë gjaku në hundë tha se nuk donte të bënte asnjë deklaratë politike.

"Ndjeva një dhimbje të fortë në hundë dhe i thashë vetes mjaft. Nuk doja, nuk mund ta mbaroja garën,"- tha Carini, duke treguar se ajo nuk është e kualifikuar për të vendosur nëse Khalif duhet të marrë pjesë në lojëra. Që të thuash se ngjarja ka shkaktuar reagime të forta anëembanë botës është shumë pak. Lidhur me atë që u pa ka reaguar edhe shkrimtarja britanike Joanna Kathleen Rowling, e cila shkroi serinë e librave për Harry Potter.

46 sekonda zgjati, por po "thyen rrjetin"/ POLEMIKAT lidhur me

"A mund të përmbledhë më mirë ndonjë imazh lëvizjen tonë të re për të drejtat e burrave? Buzëqeshja e një burri që e di se është i mbrojtur nga një institucion sportiv mizogjen që kënaqet me gjendjen e vështirë të një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë,"-ka shkruar ajo JK Rowling.

Pas shkrimtares, edhe qeveria italiane kërkoi që të ndalohej turneu dhe të përjashtohej nga gara "burri algjerian", por kërkesa u refuzua. Ndërsa Meloni, i dedikoi disa rreshta sportistes italiane duke i shkruar: E di që nuk do të dorëzohesh Angela dhe e di që një ditë do të fitosh atë që meriton me mund dhe djersë. Në një garë më në fund të ndershme!

46 sekonda zgjati, por po "thyen rrjetin"/ POLEMIKAT lidhur me

Komiteti Olimpik Algjerian doli me një njoftim zyrtar pas gjithë betejës që po bëhet në rrjete sociale, duke shtuar se nuk është etike të sulmohet atletja e tyre për shkak të propagandës.  Një reagim ka ardhur edhe nga "IOC", Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

"Çdo person ka të drejtë të luajë sport pa diskriminim. Ashtu si në lojërat e mëparshme olimpike të boksit, gjinia dhe mosha e sportistëve bazohet në pasaportën e tyre,"-thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB