Qytetërim

Lojërat Olimpike/ U dorëzua përballë Imane Khelif, flet boksieria italiane Angela Carini: Gabova...

Mes spekullimeve mbi gjinisë e Khelif dhe dilemave nëse duhet të marrë pjesë në keto lojera ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

M.M
Lojërat Olimpike/ U dorëzua përballë Imane Khelif, flet
Angela Carini

PARIS - Ndeshja e boksit mes Imane Khelif dhe Angela Carini mund të cilësohet si ndeshja më e komentuar e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Mes spekullimeve mbi gjinisë e Khelif dhe dilemave nëse duhet të marrë pjesë në keto lojera ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Të gjithë atletet pjesëmarrëse në ndeshjet e boksit olimpik për femra, janë në përputhje me rregullat dhe normat mjekësore të Qendrës së Boksit të Olimpiadës. Si në çdo garë, edhe në boks, seksi dhe mosha e boksiereve bazohet në pasaportat e tyre dhe në bazë të tyre kanë marrë pjesë edhe gjatë kualifikueseve për në Olimpiadë edhe në aktivitetet Europiane të vitit 2023″, shkruan në një komunikatë të gjatë CIO.

Gjithashtu edhe vetë boksieria italiane, Carini ka reaguar pasi ajo la ringun dhe u dorzua përballë kundërshtares së saj: Gabova, u largova nga ringu e mërzitur për humbjen jo nga kundërshtarja. Nuk ka patur asnjë parregullsi, thjesht unë pësova goditje të rënda dhe nuk mund të vazhdoja. Më vjen shumë keq për të që kemi përfunduar në mesin e një debati mediatik, për mua nuk ishte një humbje por një dorëzim me pjekuri, s’më mbetet gjë tjetër vetëm të largohem nga boksi!

Tashmë në raundin tjetër boksieria algjerane do te përballet me përfaqsuesen hungareze, e cila është shprehur se eshte gati për ti prishur planet e Khelif për medaljen e arit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB