Qytetërim

Befason Cardi B, njofton se është shtatzënë...por edhe se po divorcohet

Sipas TMZ, ndarja nuk ka të bëjë me tradhtinë, por të dy janë distancuar nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë.

I.F
Befason Cardi B, njofton se është shtatzënë...por edhe se po
Cardi B

HOLLYWOOD- Cardi B është kthyer në kryefjalën e mediave në në 24 orët e fundit, pas kërkesës për divorc ndaj reperit, Offset. Por po dje, këngëtarja njoftoi edhe se është shtatzanë. Ajo postoi disa fotografi, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se me me anë të postimit njoftoi se po divorcohet.  Sipas TMZ, ndarja nuk ka të bëjë me tradhtinë, por të dy janë distancuar nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë.

“Edhe pse u përpoqën të gjenin njëri-tjetrin në fillim të vitit, ata dështuan pasi distanca mes tyre u shtua,”- shkruan TMZ.

Ndarjen e saj, këngëtarja e konfirmoi me mesazhin se: Me çdo fund vjen një fillim i ri!

Ajo gjithashtu i dedikoj disa fjalë foshnjës së saj të palindur: Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë kohë me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke fuqizuar! Më kujtove se mund t'i kem të gjitha! Më kujtove se kurrë nuk duhet të zgjedh mes jetës sime, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua shumë dhe mezi pres të shohësh se çfarë më ke ndihmuar të arrij, çfarë më ke shtyrë të bëj! Është shumë më e lehtë të pranosh kthesat dhe sprovat e jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më kanë treguar pse ia vlen t'ia dalësh. /ZËRI

 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Poll

MOS HUMB