Qytetërim

Conference League, Partizani dhe Egnatia eliminohen nga Kupat e Evropës

Gjeorgjianët iu falën fitores 2-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, për të avancuar më tej.

f.t
Conference League, Partizani dhe Egnatia eliminohen nga Kupat e Evropës
FOTO ILUSTRUESE

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, si edhe nënkampionët e Partizanit janë jashtë Kupave të Evropës. Të dyja skuadrat janë eliminuar në turin e dytë të Conference League. Kampioni u mposht nga Vikingur me rezultat 0 me 2, duke zhvlerësuar fitoren prej 0 me 1 në ndeshjen e parë.

Gjeorgjianët iu falën fitores 2-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, për të avancuar më tej. Të kuqtë nuk ia dolën dot të përmbysin rezultatin, duke barazuar pa gola në “Elbasan Arena”. Eliminim zhgënjyes për Partizanin, që tani fokusin e kalon te kampionati, që do të startojë më 18 gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB