
PARIS- Babai i xhudistes kroate Barbara Matiç, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Paris, Boris Matiç u arrestua dje në Francë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vullnetare në Lojërat Olimpike. 24-vjeçarja tha në polici se Bortis Matiç, teksa po festonte fitoren e së bijes e ka puthur me forcë. E reja tha se është tronditur nga sjellja e tij dhe pasi e ka refuzuar ai e ka puthur.
BFMTV francez ka mësuar se babai i Barbara Matiçit është dërguar në komisariatin e Parisit dhe se ai aktualisht është nën hetim. Sipas tyre, ai është ende në paraburgim në Paris.
Le Parisien shkruan se babai i Barbara Matic ishte veçanërisht i zëshëm dhe kur vajza e tij bëri një hap më afër finales, ai u gëzua pa masë. Në atë shpërthim gëzimi, ai dyshohet se e kapi nga supet vullnetaren e re dhe e puthi me forcë në buzë para se të zbriste shkallët.
Gjithashtu një dëshmitare e ka parë të gjithë situatën dhe ka dhënë të njëjtin version në Polici. Ajo tregoi se vullnetarja u përpoq ta largonte, por ai gjithsesi e puthi./ZËRI