
Kaltra Meça
PARIS- Kaltra Meça, sportistja më e re e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, mbylli sot garimin e saj në disiplinën Not 200m Stil i Lirë.
16-vjeçarja u rendit e katërta në Baterinë e Parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.
Meça regjistroi kohën 02:12:21, duke iu afruar një suksesi historik.
Gjithsesi, performanca e adoleshentes ishte për t’u duartrokitur.
Më 30 korrik do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike. /ZËRI/
Poll