Qytetërim

Richard Gere do bëjë dokumentar për Dalai Lama-n

Përveç një interviste me Dalai Lama, "Wisdom of Happiness" do të shfaqë pamje arkivore të saporestauruara dhe të papara kurrë më parë nga arkivat e qeverisë tibetiane.

k.m.
Richard Gere do bëjë dokumentar për Dalai Lama-n
 Richard Gere dhe Dalai Lama

SHBA- Richard Gere dhe regjisori Oren Moverman do të prodhojnë "Wisdom of Happiness", një dokumentar të ri për Dalai Lamën. Drejtuar nga Barbara Miller dhe Philip Delakis, "Wisdom of Happiness" paraqet Dalai Lama, 89 vjeç, duke folur drejtpërdrejt para kamerës për kërkimin universal të paqes dhe lumturisë, e po ashtu lidhur me mundësitë për një shekull të 21-të paqësor dhe të lumtur.

“Është një film i thjeshtë që mund të ketë një ndikim të madh në të ardhmen,”- thotë Gere, një student i vjetër dhe mik i Dalai Lamës.

Moverman shton: Si regjisor jam thellësisht mirënjohës për ftesën për të qenë pjesë e këtij filmi vërtet unik që portretizon kaq bukur mirësinë. Duke i ofruar audiencës një përvojë shikimi si askush tjetër, dokumentari 'Wisdom of Happiness' flet për njerëzimin përmes një lajmëtari të mençur dhe çuditërisht argëtues.

Përveç një interviste me Dalai Lama, "Wisdom of Happiness" do të shfaqë pamje arkivore të saporestauruara dhe të papara kurrë më parë nga arkivat e qeverisë tibetiane për të treguar historinë e Dalai Lamës së 14-të, i lindur si Tenzin Gyatso, i cili u bë zyrtarisht lideri shpirtëror i Tibetit që në moshën 4-vjeçare në vitin 1940.

Në film, Dalai Lama flet për balancimin e traditave budiste tibetiane mijëravjeçare me vlerat moderne të shoqërisë sonë të globalizuar. Udhëheqësi fetar dhe politik tibetian u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1989 për fushatën e tij jo të dhunshme për t'i dhënë fund sundimit kinez në Tibet./ZËRI

Poll

MOS HUMB