
TIRANË- Edhe pse zgjodhi të mos bënte asnjë postim për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, Arbana Osmani ka qenë e pranishme në premierën, ku u bënë bashkë personazhe të njohur të showbizit.
Osmani mungoi në fillim të premierës, kur të gjithë artistët dhe të ftuarit kaluan në tapetin e kuq. Pasi në një event të tillë, aq më tepër që personazhet kryesorë të këtij filmi, Luizi dhe Olta, ishin pjesë e një “reality show” që moderatorja drejton, dhe prej andej lindi edhe ideja e filmit, ndaj prania e saj ishte e pritshme.
E teksa në media u përfol që ajo nuk ishte e pranishme, vetë Arbana e përgënjeshtroi këtë lajm, duke publikuar foto nga ky event. Tashmë po qarkullojnë dhe foto nga paparaci, ku Arbana shihet përkrah bashkëshortit, Eduart Grishaj dhe Xhemi Shehut, ndërkohë që në afërsi është dhe moderator Eno Popi.
Osmani, humbi pa gjurmë në rrjetet sociale, në një prej ditëve më të rëndësishme të kompanisë mediatike që ka përfaqësuar në këto 20 vitet e fundit.
Moderatorja përflitet për një konflikt me Luiz Ejllin, i cili e ka hequr dhe nga rrjetet sociale. Ideja që Ejlli të ishte opinionist në BB3 nuk është pëlqyer nga Arbana dhe kjo duket se ka sjellë një lloj tensioni dhe në marrëdhënien e saj me motrat Hoxha.