Qytetërim

Kush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Natyra e marrëdhënieve është e ndryshme, nga kapiteni Gjimshiti që ka thyer paragjykimet duke u martuar me një shtetase serbe, te lojtarët që tregohen hermetik për partneret e tyre

E.K
Kush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares
Ajeti dhe Cikalleshi me familjet e tyre

TIRANË- Ata janë të famshëm, sportistë, të lakmuar e çmuar nga shumë prej shqiptarëve! Por shumë nga suksesi që ata gëzojnë ju dedikohet dhe grave që i mbështesin, i shoqërojnë dhe motivojnë përpara çdo ndeshje. Zëri.ai ju sjell një profil më familjar të yjeve të Kombëtares Shqiptare, një pjesë e madhe e të cilëve janë tashmë edhe prindër.

Për të dashurat e veçanërisht gratë e tyre, nuk është e lehtë që të lëvizin sa në një shtet në një tjetër, në varësi të ekipeve me të cilët futbollistët luajnë. Më së miri i ka shpjeguar vështirësitë gruaja e Sokol Cikalleshit, e cila në një intervistë televizive ka thënë se në shumë raste i duhet që të jetë e fortë, dhe të jetë motivuesja e partnerit të saj. E megjithatë një pjesë më e vogël e djemve të kombëtares kanë zgjedhur që jetën e tyre ta mbajnë tejet hermetike, e madje as në media nuk ka qarkulluar ndonjë histori rozë e tyre.

Mario Mitaj, Nedin Bajrami, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Mirlind Daku janë vetëm disa nga futbollistët që të paktën në sytë e publikut janë single, dhe nuk kanë një lidhje të deklaruar dashurie. Por kush janë partneret e futbollistëve? Zëri.ai sjell një profil të tyre:

Etrit Berisha- Numri 1 i portës së kombëtares shqiptare është tejet i rezervuar për jetën e tij private, edhe pse prej 6 vitesh është në lidhje me Aidën, vajzën shqiptare që një pjesë të madhe të jetës së saj e ka kaluar në Suedi. Çifti nuk ka bërë dasëm, ndërkohë që postimet e të dyve janë të pakta, duke e shijuar në privatësi lidhjene tyre.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Elseid Hysaj- Lojtari shkodran i kombëtares shqiptare është i martuar nga viti 2019 me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj. Ata mbajtën një dasmë madhështore në qytetin e Shkodrës, në ambientet e kalasë, e cila mblodhi qindra të ftuar nga bota e futbollit dhe jo vetëm. Çifti jeton së bashku prej disa vitesh në Itali, ku rrisin dhe dy djemtë e tyre.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Arlind Ajeti- E ka nisur herët angazhimin e tij familjar, pasi që në moshën 22-vjeçare është martuar me Pranverën dhe së bashku janë prindër të dy djemve.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Berat Gjimshiti- Kapiteni i Kombëtarës Shqiptare, Berat Gjimshiti është i martuar me serben Alisa Menkovic. Çifti ka sjellë në jetë një djalë, ndërkohë që Alica me profesion është ekonomite dhe dizajnere. Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk e ka penguar çiftin që të ndërtojë një jetë të bukur së bashku.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Ylber Ramadani- Futbollisti 27-vjeçar, me origjinë nga Kosova por i lindur në Gjermani, ka lidhur kurorë me Dardanen, bashkëshorten e tij me të cilën ka sjellë në jetë dhe një vajzë. Ai ka mbajtur një dasmë tradicionale në vitin 2020, ndërkohë që 2 vite më vonë çifti është bekuar me vajzë.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Taulant Seferi- Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi është në lidhje dashurie, me një vajzë ngë Kumanova, imazhi i të cilës nuk është publikuar kurrë në media. Seferi është duke planifikuar për dasmën e tij, e cila sipas të gjitha gjasave do të ndodh në vitin e ardhshëm, por që do të jetë e varur me shumë gjasa nga kualifikimi i Kombëtares në Euro 2024.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Sokol Cikalleshi- Prej disa vitesh ai është i martuar me Kornelian, me të cilën janë prindër të dy djemve. Se si është të jetosh me një futbollist, shumë orë stërvitje, të qenurit vetëm në momente të rëndësishme, e ka shpjeguar në një intervistë pikërisht Kornelia.

“Është një jetë e bukur, por edhe e vështirë. Shumicën e kohës qëndrojmë vetëm. Ne femrat duhet të jemi shumë të forta përballë tyre për t’i motivuar sa më shumë. Kjo është pjesa e vështirë, por kjo është e vërtetë. Duhet të jemi mirë nga ana emocionale dhe t’i motivojmë. Nuk e di nëse më besoni apo jo, por unë nuk jam xheloze. As telefonin nuk ia kontrolloj. Është pak rrëmujaxhi. Përpara se të bëheshim me fëmijë, ka qenë më shumë. Por, më pas, kur u bëmë me fëmijë, më ka ndihmuar. Ka edhe diçka tjetër, nuk gatuan”, ka rrëfyer ajo në një intervistë televizive dhënë pak kohë më parë.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Myrto Uzuni- Propozimi që i bëri ai të dashurës për martesë në Maj të këtij viti, ishte një prej lajmeve më virale të mediave rozë. Ai i propozoi Uardës në mes të stadiumit, në fund të një prej ndeshjeve të Granadës, me të cilën luan në kampionatin spanjoll.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Armando Broja- Edhe pse nuk ishte në fushë në ndeshjen me Çekinë, Armando Broja gëzon një simpati të madhe të shqiptarëve. Sulmuesi ka qenë në qendër të mediave rozë, të cilat kanë zbuluar historinë e tij të dashurisë me influencuesen Xhejd Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

Kush qëndron pas suksesit të djemve të KombëtaresKush qëndron pas suksesit të djemve të Kombëtares

Të jetosh me futbollistët nuk është e lehtë, shpesh ata iu nënshtrohen dietave dhe rregullave strikte, madje në disa skuadra, trajnerët iu ndalojnë atyre të kryejnë marrëdhënie seksuale përpara ndeshjeve. Në një moment gjatë kohës kur Kombëtarja Shqiptare drejtohej nga Panuçi, në media qarkulloi lajmi se ai iu ndaloi që të takonin familjarët e tyre gjatë grumbullimit, e madje në një rast edhe të qeshin! Po, po, një duartrokitje edhe për të gjitha vajzat që qëndrojnë në krahë të futbollistëve!/ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB