
TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka "zgjidhur qesen" pas ndeshjes me Çekinë dhe ka shpërblyer ekipin që triumfoi në sfidë me rezultatin 3 me 0. Kështu qeveria e futbollit shqiptar ka akorduar 4.5 milionë euro për heronjtë e Kombëtares.
Futbollistët do të përfitojnë nga 130 mijë euro për kokë. 3.5 milionë euro janë akorduar për lojtarët ndërsa 1 milionë euro janë vënë në dispoziion të trajnerit brazilian Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik.
Ndeshja Shqipëri-Çeki u luajt në stadiumin "Air Albania" më 12 tetor. Lojtarët dhuruan emocione dhe spektakël që në minutat e para me golin e Jasir Asanit në minutën e 9-të. Më pas u pasuan nga dy golat e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Kjo fitore e ngjit Shqipërinë me 13 pikë në krye të grupit E. Ëndrra për "Euro 2024" është vetëm një hap larg./Zëri.ai