Qytetërim

‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për filmin e "TCH"

Asnjë postim, asnjë urim, moderatorja nuk u pa asgjëkundi në tapetin e kuq, në një prej ditëve më të rëndësishme të kompanisë ku ajo bën pjesë prej pothuajse 20 vitesh

E.K
‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për
Arbana Osmani mungon ne premieren e filmit

TIRANË-Premeria e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që u shfaq mbrëmjen e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve, mblodhi së bashku njerëz të artit e skenës, dhe padyshim aktorët protagonistë të vetë filmit.

Në tapetin e kuq parakaloi e vetme Olta Gixhari, e cila edhe këtë herë nuk u shfaq në një mbrëmje gala me partnerin e saj Dorin, e vetme ishte dhe Sara Hoxha, e cila ka qenë në qendër të polemikave së fundi pas sherrit virtual me Dafina Zeqirin.

‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për

Më i lumtur se kurrë dukej këngëtari Luiz Ejlli, i cili parakaloi tapetin e kuq në krah të partneres së tij Kiara Tito, mes thashethemeve që do të bëhen prindër për herë të parë, dhe brohoritjeve të qindra fansave që duket se e kishin blerë biletën vetëm për ta ndjekur fenomenin e Big Brother nga afër.

‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për

Shkëlqyen gjithashtu në tapetin e kuq dhe të tjerë emra të showbizit shqiptar, videot e të cilave mund ti ndiqni dhe në rrjetet sociale të Zëri.ai, por padyshim që mbrëmja rezervoi dhe një mungesë të madhe, atë të moderatores Arbana Osmani, e cila humbi pa gjurmë dhe në rrjetet sociale, në një prej ditëve më të rëndësishme të kompanisë mediatike që ka përfaqësuar në këto 20 vitet e fundit.

Gazetari i Zëri.ai Edon Kuqi, i cili ndoqi nga afër eventin tha se Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj nuk u panë asgjëkundi në tapetin e kuq. Ndërkohë që burime të tjera konfirmuan për Zëri.ai se Arbana ka qenë e pranishme në sallë, edhe pse jo shumë entuziaste për ta ndarë këtë dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një xhelozi profesionale, apo motrat Lori e Sara Hoxha i kanë dhënë përparësi për natën e premierës Luiz Ejllit. Me këtë të fundit duket se Arbana nuk ka më marrëdhënie pas Big Brother pasi nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Megjithë mungesën online të Arbanës, premiera e filmit mblodhi rreth 2 mijë njerëz në Tiranë, ndërkohë që më tej filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë./Zëri.ai 

‘Zhduket’ Arbana nga rrjetet sociale, asnjë postim për

Poll

MOS HUMB