
STOCKHOLM- Claudia Goldin, profesoreshë në Universitetin e Harvardit, u nderua këtë të hënë me çmimin Nobel në ekonomi për kontributin e saj në avancimin e të kuptuarit të grave në tregun e punës. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se Goldin, historiania ekonomike amerikane kishte "siguruar llogarinë e parë gjithëpërfshirëse të të ardhurave të grave dhe pjesëmarrjes në tregun e punës gjatë shekujve".
Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, është i fundit i çmimeve Nobel të këtij viti dhe vlen 11 milionë korona suedeze (999,137 dollarë). Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkenca Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit.
Ndryshe nga çmimet për fizikë, kimi, mjekësi, letërsi dhe paqe, ai nuk u krijua nga industrialisti suedez, por nga banka qendrore e Suedisë në vitin 1968.
Çmimi iu dha vitin e kaluar ish-guvernatorit të Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke dhe dy kolegëve ekonomistë amerikanë, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig për punën e tyre në fillim të viteve 1980, duke ofruar themelin për të kuptuarit modern se përse nevojiten bankat, dobësitë e tyre kryesore dhe si kolapsi mund të nxisë shkrirje financiare.