
TIRANË- Të gjithë janë të bindur që Kiara Tito është shtatzënë, ama moderatorja nuk e ka pranuar akoma një gjë të tillë, edhe pse në ditët e fundit do ta ketë të vështirë ta fshehë pasi çdo të dielë do të jetë në ekran.
Ku bazohen përdoruesit e rrjeteve sociale që janë kaq të sigurt? Të shpeshta kanë qenë herët ku duket barku pak më i fryrë se zakonisht i Kiarës në foto dhe video të ndryshme të saj.
Edhe videoja e fundit e saj duke kërcyer tango me Luizin, vërteton të njëjtën gjë. Kiara ka veshur një këmishë bezhë e cila i xjerr në pah barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që dhe në studio u shfaq me një fustan të fryrë.
Pak kohë më parë miqtë e Kiarës pohuan në disa media se moderatorja është në një pritje të ëmbël, por kanë zgjedhur ta mbajnë sekret. Të paktën deri sa kohë që pamja të mos i thotë të gjitha!/Zëri.ai