Qytetërim

Ramadani para ndeshjes me Çekinë: Në fushë për rezultat pozitiv

Mesfushori kuqezi u shpreh se Kombëtarja shqiptare ka futbollistë që luajnë në kampionatet më të forta në botë dhe do të synojë 3 pikëshin

D.XH
Ramadani para ndeshjes me Çekinë: Në fushë për
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani

TIRANË – Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më 12 tetor, ndeshjen e ardhshme në kuadër të sfidave kualifikuese për në Europianin e 2024-ës.

Mesfushori kuq e zi, Ylber Ramadani deklaroi se Shqipëria do të japë më të mirën në fushë dhe pret që të marrë rezultat pozitiv. Ai tha se kuqezinjtë do përpiqen për fitore, pasi kanë dhe mbështetjen e madhe të tifozërisë.

Ramadani ka dhe një këshillë për lojtarët e tjerë të Kombëtares, duke kërkuar prej tyre që të jenë të kujdesshëm, pasi do të luhen dhe ndeshje të tjera, pas Çekisë.

“Normalisht kërkojmë rezultat pozitiv, pse jo fitoren, sepse kemi edhe mbështetjen e tifozërisë kuq e zi. Nëse kualifikohemi në Europian, do të jetë një gëzim i madh për mua, për familjen time. Po luaj në Itali dhe po bëjmë paraqitje të dinjitetshme. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha lojtari i Kombëtares.

Ramadani ka vlerësuar Çekinë, duke u shprehur se është ekip i fortë dhe mund të të zërë në befasi. Ai vlerësoi faktin që Shqipëria deri tani në këto kualifikuese ka pësuar vetëm 3 gola.

“Çekia është ekip i fortë, ne e dimë këtë gjë. Por, dhe lojtarët tanë po luajnë në nivele të larta, disa në kampionatet më të forta në botë. Ne kemi edhe tre finale. Besoj se do ia dalim”, deklaroi Ramadani./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB