Qytetërim

Fiton 5-0! Imane Khelif nuk 'lëkundet' nga polemikat, siguron medalje në Paris 2024

Algjeriania siguroi kështu një vend në gjysmëfinale, madje dhe medaljen e bronztë, pasi nuk ka ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt dhe jepen dy medalje të tilla.

f.t
Fiton 5-0! Imane Khelif nuk 'lëkundet' nga polemikat, siguron
Imane Khelif

PARIS- Edhe pse në qendër të vëmendjes pas ndeshjes së parë, ku mundi italianen Angela Carini, e cila u dorëzua pas grushtit të parë në 46 sekonda, duke akuzuar algjerinane për gjininë që në lindje, Imane Khelif ka siguruar fitoren. 

Khelif mposhti hungarezen Anna Luca Hamori në çerekfinalen e turneut të boksit për femra në Lojërat Olimpike, në kategorinë deri në 67 kg. Algjeriania siguroi kështu një vend në gjysmëfinale, madje dhe medaljen e bronztë, pasi nuk ka ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt dhe jepen dy medalje të tilla.

Boksierja Khelif, 25 vjeç, është bërë shënjestër e skeptikëve, të cilët e quajnë atë një 'burrë biologjik' dhe këmbëngulin se ajo nuk duhet të konkurrojë. Megjithatë, është raportuar se Khelif biologjikisht është një grua, e cila ka një gjendje të rrallë të kategorizuar si dallime në zhvillimin e seksit (DSD), e cila mund të rezultojë që individët femra të kenë kromozome mashkullore ose anatomi./ZËRI

Poll

MOS HUMB