Qytetërim

"E preu në besë Medi Isenin"! Pas Noizy-t, fletarrest edhe për Stresin

Stresi ka njoftuar se i ka ardhur një fletarrest në lidhje me ngjarjen dhe njofton fansat se s’mund të zhvillohet konceri në Vushtri. 

f.t
"E preu në besë Medi Isenin"! Pas Noizy-t, fletarrest edhe
Noizy, Stresi dhe Medi Iseni

TIRANË-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi nuk i ka shpëtuar telasheve, pas ngjarjes së ndodhur në Pejë, ku u dhuna Muhamet Iseni, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi”. Stresi ka njoftuar se i ka ardhur një fletarrest në lidhje me ngjarjen dhe njofton fansat se s’mund të zhvillohet konceri në Vushtri. 

"Njoftim: Desha vetëm të ju njoftoj se mbrëmja e paraparë të mbahet sonte në Vushtri, shtyhet për një datë tjetër për arsye se më është ngritur një flet arrest nga rasti i ndodhur në Pejë. Për datën e radhës do ju informoj shumë shpejt. I juaji Stresi,"-njofton reperi.

"E preu në besë Medi Isenin"! Pas Noizy-t, fletarrest edhe

Më herët edhe Noizy ka lajmëruar fansat se s’mund të zhvillonte koncerin në Ferizaj për shkak se ishte shoqëruar në polici.

Përfshirja e Stresi

Ditën e djeshme u raportua për një sherr masiv mes reperit Noizy dhe një personazhi të njohur TikToku, Medi (Muhamet) Iseni, ngjarje e ndodhur në Pejë brenda një klubi nate. Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku ka dhunuar Isenin, i cili bashkë me mikun e tij ka përfunduar në spital. Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noizy-t, i cili nxorri mesazhet me Stresin që i premtonte takim. Në mesazhet e publikuara nga vetë personazhi i njohut i TikTok-ut ishte Stresi, ai që e kishte nxjerrë në "pritë".

E gjithë ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Pejës./ZËRI

Poll

MOS HUMB