
TIRANË- Drama vazhdon! Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për t'i nxjerrë në pritë mikun e tij. Bëhet fjalë për reperin nga Lushnja, i njohur si Cllevio Serbiano, të cilin Noizy e goditi pasi i shkoi në një nga bizneset e tij. Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.
Deklarata e Medi Isenit:
M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar. Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra. Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës. Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clecion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun. Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi. Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar. Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.
Ndërkohë pas publikimit të pamjeve të dhunës që i ishte shkaktuar, telashet kanë nisur edhe Noizy-n. Noizy ka lajmëruar fansat se s’mund të zhvillonte koncerin në Ferizaj për shkak se ishte shoqëruar në polici.
“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në Polici! Shihemi herë tjetër,”-ka shkruar ai në një postim në Instagram, e më pas e ka fshirë mesazhin e tij.
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, 3 ditë më parë, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në një diskotekë në Pejë të Kosovës, ku u dhunua Muhamet Iseni, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi”. Po ashtu, bashkë me të u dhunua edhe një i afërm i tij, Bekim Hadërgjonaj. Pas ngjarjes, të dy u dërguan me urgjencë në spital./ZËRI